Thellohet bashkëpunimi i AZGJ-së me Fakultetin Filologjik të UT-së
Mar 30, 2021
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGJ) qëndroi profesor Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës (UT), i cili u prit nga drejtori i agjencisë, Ylber Sela. Me këtë rast, dekani Sulejmani dhuroi të gjithë numrat e revistës “Filologjia” si dhe të revistës “Albanologjia”, ku botohen punimet e një prej ngjarjeve më të rëndësishme në RMV, Seminari Albanologjik, që është një projekt i UT-së. Gjithashtu, AZGJ-së iu dërguan edhe materialet online, për të pasur qasje më të lehtësuar. Dekani Sulejmani takoi edhe përkthyesit dhe lektorët e AZGJ-së me të cilët diskutoi edhe për trajnimin e përkthyesve dhe lektorëve të institucioneve publike që do të fillojë në muajin prill në zyrat e AZGJ-së. Drejtori Sela dhe dekani Sulejmani biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet AZGJ-së dhe Fakultetit Filologjik të UT-së për të hapur një drejtim të ri studimor në UT – atë të redaktimit gjuhësor. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="5670,5673,5676"]
Drejtori Sela priti Kaltrina Beqirin, drejtoreshë në Agjencinë e Cilësisë dhe të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore
Mar 24, 2021
Sot në hapësirat e AZGj-së qëndroi Kaltrina Beqiri, drejtoreshë në Agjencinë e Cilësisë dhe të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, e cila bashkë me ekipin e saj realizuan takim me drejtorin e AZGJ-së, Ylber Selën për t’u konsultuar rreth disa çështjeve sa i takon përdorimit dhe zbatimit të gjuhës shqipe në institucionin që ajo drejton. Gjatë këtij takimi, drejtori i AZGJ-së Ylber Sela dhe drejtoresha Beqiri biseduan lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore, ndërsa me këtë rast drejtori i AZGJ-së Ylber Sela i ofroi mbështetje të plotë duke premtuar edhe ndihmë nga shërbimet e AZGJ-së në aspektin e përkthimit dhe të lekturës së dokumenteve dhe të akteve zyrtare. Bashkëbiseduesit ranë dakord për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes dy institucioneve, në mënyrë që zbatimi i dispozitave të ligjit të jetë në nivelin e duhur në këtë institucion.
AZGJ-në e vizitoi një grup studentësh të UT-së
Mar 24, 2021
Sot, një grup studentësh të vitit të katërt të Universitetit të Tetovës (UT), të cilët studiojnë në Fakultetin e Administratës Publike, në Programin e administratës publike, të shoqëruar nga profesori i tyre, Jahi Jahiu, e vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGJ). Ata i priti drejtori Ylber Sela dhe bashkëpunëtorët Valmira Axhirexha dhe Jeton Sulejmani. Me këtë rast, drejtori Sela u uroi mirëseardhje, duke u dëshiruar sukses në drejtimin e tyre studimor. Ndërkaq, Valmira Axhirexha dhe Jeton Sulejmani prezantuan një material më të zgjeruar për AZGJ-në, për ngritjen si institucion, sfidat, punën e deritanishme dhe synimet për të ardhmen. Gjithashtu, studentëve u dhuruan botimet e AZGJ-së. Kjo vizitë do t’u shërbejë atyre për t’u njohur nga afër me punën në administratën publike, ku në të ardhmen mund të jenë pjesë e saj. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5631,5634,5637,5640"]
Takim i frytshëm i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me ministren e Kulturës, Irena Stefoska
Mar 19, 2021
Me ftesë të ministres së Kulturës të RMV-së, Irena Stefoska, sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij, Ahmet Selmani dhe Liljana Pandeva, zhvilloi një takim pune. Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi për disa çështja nga sfera e humanistikës që kanë të bëjnë me përkthyesit dhe përkthimin në RMV. Sipas ministres Stefoska patjetër duhet të kthehet dinjiteti i përkthyesve vendës, prandaj është e domosdoshme mbështetja dhe stimulimi i tyre. Duke u nisur nga kjo, ajo propozoi që të hartohet një program për mbështetjen e përkthyesve, përkatësisht stimulimin e tyre në vendin tonë. Po ashtu ajo hodhi idenë që të hartohet edhe një program për përkthime të kryqëzuara, siç i quajti ajo, domethënë përkthime nga autorë maqedonas në shqip dhe nga autorë shqiptarë në maqedonisht. Krahas këtyre, ajo propozoi edhe një program për furnizimin e disa bibliotekave në qytetet tona me botime (përkthime) nga Shqipëria, pra si një import intervenues për pasurimin e bibliotekave, sepse numri i lexuesve është i lakmueshëm. Por paraprakisht ranë dakord që të organizohet një tryezë e rrumbullakët për të diskutuar me përkthyes, bibliotekarë, botues etj., dhe për të ndërtuar një strategji lidhur me këtë çështje. Gjatë takimit në fjalë, si pikë të veçantë ajo e shtroi edhe çështjen e licencave për lektorë në gjuhën shqipe, me qëllim që të zgjidhet statusi i tyre njësoj si ai i lektorëve për gjuhën maqedonase. Për të gjitha këto ide e propozime ranë dakord të dyja palët, që të mbështeten përkthyesit në RMV, si dhe të diskutohen bashkërisht të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përkthimin dhe lekturën. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5603"]
Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela në takim pune në Komunën e Petrovecit
Mar 15, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i shoqëruar nga ekipi i tij, sot ishte në vizitë të Komunës së Petrovecit, ku u prit nga kryetari i saj, Borçe Mitevski. Vizita u realizua me nismë të drejtorit Sela, me qëllim këqyrjen e gjendjes së zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë njësi të vetëqeverisjes vendore, në të cilën rreth 23% e popullsisë janë shqiptarë, sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit, si edhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare. Për arsye të rrjedhjes së pandërprerë të proceseve të punës, drejtori Sela ofroi mbështetje profesionale për përkthimin dhe lektorimin e formularëve dhe dokumenteve zyrtare. Nga ana tjetër, kryetari Borçe Mitevski shprehu gatishmëri dhe vullnet të përmirësohet gjendja e përdorimit të gjuhës shqipe, përmes procesit të bashkëpunimit dhe të mbështetjes së AZGJ-së. Në fund të takimit, drejtori Sela i dha kryetarit Mitevski një përmbledhje me publikime të AZGJ-së, lidhur me implementimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
Takim pune në Komunën e Zelenikovës
Mar 10, 2021
Pas takimeve të realizuara në komunat e Çashkës, Tetovës dhe asaj të Butelit, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i shoqëruar nga ekipi i tij, e vizitoi Komunën e Zelenikovës, ku u prit nga kryetari Borçe Gievski. Vizita u realizua me nismë të drejtorit Sela, me qëllim këqyrjen e gjendjes rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë njësi të vetëqeverisjes lokale, në të cilën rreth 30%, sipas të dhënave statistikore nga regjistrimi i fundit i popullatës, janë shqiptarë. Drejtori Sela ofroi bashkëpunim dhe theksoi se AZGJ-ja, do t’i ndihmojë komunës në procesin e harmonizimit të punës së saj me rregullativën ligjore pozitive. Nga ana e tij, kryetari Gievski shprehu gatishmëri dhe vullnet që të përmirësohet gjendja rreth përdorimit të gjuhës shqipe, përmes procesit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së AZGJ-së. Në fund të takimit, drejtori Sela, i dorëzoi kryetarit Gievski një përmbledhje me publikime të AZGJ-së, të lidhura këto me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="5536,5539"]
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi SHA M-NAV
Mar 9, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela sot e vizitoi Shoqërinë Aksionare M-NAV, ku u takua me kryetarin e Këshillit Drejtues dhe drejtorin ekzekutiv të Sektorit të Navigacionit Ajror, Fahrudin Hamidi. Në këtë takim drejtori Sela e njoftoi atë për punën që po bën AZGJ-ja, duke u ofruar ndihmë institucioneve të ndryshme në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet zyrtare. Po ashtu, edhe zoti F. Hamidi e njoftoi për vështirësitë dhe nevojat e kësaj kompanie në aspektin e përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve të ndryshme në gjuhën shqipe. Prandaj ai kërkoi ndihmë nga AZGJ-ja që brenda mundësive ta ndihmojë kompaninë në fjalë. Natyrisht, drejtori Y. Sela u zotua se do t’i ofrojë ndihmë konkrete për përkthimin dhe lekturimin e formularëve, akteve administrative, si dhe të dokumenteve tjera zyrtare të kësaj kompanie. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5526"]
Konfirmohet bashkëpunimi i mirë me KRRE-në
Mar 5, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, sot e vizitoi Komisionin Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) ku realizoi takim me Marko Bislimoskin, kryetar dhe Atanasko Tuneskin, anëtar i KRRE-së. Të dy institucionet kanë vendosur bashkëpunim dhe dialog të mirë me lekturimin e rregullt nga AZGJ-ja të akteve zyrtare për nevojat e KRRE-së të cilat publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. KRRE-ja është një nga institucionet që ka bërë përparim të dukshëm në drejtim të zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Sa u takon disa çështjeve të caktuara që duhet të harmonizohen në pajtim me detyrimet ligjore, të dyja palët u dakorduan se të njëjtat do të tejkalohen brenda një kohe të shkurtër nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë. Bashkëbiseduesit u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe të ruajtjes së dialogut të rregullt për çështje me interes të përbashkët. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5502"]
DEMANT - Në lidhje me deklaratën e drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski
Mar 2, 2021
Në lidhje me deklaratën e drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski, të dhënë më 1 mars 2021 për TV21 lidhur me pretendimet se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së (AZGJ) nuk i përkthen klasifikimet që kërkohen për regjistrimin, do të donim ta demantojmë një deklaratë të tillë të pavërtetë dhe tendencioze të tij dhe t’i theksojmë faktet në vijim: Në interes të realizimit të të drejtave të qytetarëve, me iniciativë të drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela, më 10 shtator 2019 është realizuar një takim pune me drejtorin Simovski, ku, nga ana e AZGJ-së, është ofruar ndihmë profesionale në pjesën e përkthimit dhe të lekturës së formularëve të cilët i përdor Enti Shtetëror i Statistikës për qëllime statistikore. Ndihma konkrete që u kërkua nga AZGJ-ja për përkthimin dhe lekturimin e formularëve zyrtarë të fushave të ndryshme statistikore u realizua plotësisht nga shërbimet profesionale të AZGJ-së, me ç’rast, në takimin e punës me ish zëvendësdrejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Zirap Ademi, të mbajtur më 23 dhjetor 2019, aktet e përkthyera dhe të lekturuara iu dorëzuan Entit Shtetëror të Statistikës. Për këtë ekzistojnë dëshmi edhe në arkivin e AZGJ-së, si dhe në njoftimet mediatike të cilat janë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të AZGJ-së. Përveç kësaj, më 24 shkurt 2021, AZGJ-së i është dorëzuar për përkthim dhe lekturë Udhëzimi për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, e që më 25 shkurt ia kemi dorëzua Entit Shtetëror të Statistikës të përkthyer dhe të lekturuar në gjuhën shqipe. Njëkohësisht, Enti Shtetëror i Statistikës më 25 shkurt dhe 1 mars të këtij viti, me anë të postës elektronike i ka dërguar për përkthim dhe lekturë edhe materialin tjetër në lidhje me regjistrimin, që është i vëllimshëm e që nevojitet kohë për t’u përpunuar. Sidoqoftë, edhe ky do t’i dorëzohet në kohë Entit Shtetëror të Statistikës. Për këto arsye, çdoherë kur Enti Shtetëror i Statistikës ka pasur nevojë për bashkëpunim dhe ndihmë profesionale, AZGJ-ja u është përgjigjur kërkesave pa vonesë. Në këtë kontekst, vlerësojmë se përpjekjet e drejtorit Simovski që ta paraqesë AZGJ-në si partner jokonstrukiv, janë të pabaza, duke marrë parasysh se AZGJ-ja ka qenë dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim me çdo institucion publik, përfshirë këtu edhe Entin Shtetëror të Statistikës, për realizimin e interesave të qytetarëve dhe për zbatimin e plotë të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Në qoftë se drejtori Simovski konsideron se pretendimet tona janë të pavërteta, e ftojmë që publikisht t’i vërtetojë me dëshmi pohimet e tij.
Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela: ITSHKSH-ja ka shërbyer si akademi e shkencave për shqiptarët
Mar 2, 2021
Në aktivitetin që e organizoi Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në mjediset e Qendrës Informative Kulturore në Shkup, ku u promovua veprimtaria botuese e këtij institucioni gjatë vitit 2020, morën pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore e arsimore. Në mesin e tyre, të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, Ylber Sela i cili e përgëzoi ITSHKSH-në për punën e çmuar që ka bërë gjatë vitit 2020, si dhe vuri në dukje se ky institucion ka shërbyer si një akademi e shkencave për shqiptarët në RMV. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5471,5474,5477"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email