Delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi Qendrën e Botimeve Zyrtare
Oct 18, 2019
Krahas shumë vizitave të tjera, delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës i kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela e vizitoi edhe Qendrën e Botimeve Zyrtare në Tiranë. Ai i njoftoi nikoqirët lidhur me aktivitetet dhe projektet që ka zhvilluar kjo agjenci në periudhën e gjertanishme. Pastaj nikoqirët folën për punën e tyre në botimin e Fletores Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, për mënyrën se si realizohet botimi i akteve dhe dokumenteve zyrtare, reddaktimin juridik dhe gjuhësor të tyre etj. Ata treguan gatishmëri për ta ndihmuar Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në aspektin e trajnimit dhe këshillimit. Tiranë, 15.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2283"]
Vizitë e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë
Oct 18, 2019
Njëra nga vizitat e delegacionit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shipe, të kryesuar nga drejtori i saj Ylber Sela, ishte edhe ajo në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Delegacioni u prit nga dekani i këtij fakulteti, Sabri Laçi me bashkëpunëtorët e tij. Drejtori Ylber Sela e njoftoi atë lidhur me sfidat, angazhimet dhe projektet e Agjencisë për Zbtimin e Gjuhës gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, edhe dekani Laçi e uroi për punën që po bën kjo agjenci, duke shprehur gatishmëri për indihmë profesionale në aspektin e unifikimit të terminologjisë, përpilimit të fjalorëve etj. Tiranë, 15.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2266,2269,2272"]
Delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe e vizitoi Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë
Oct 18, 2019
Në suaza të vizitave të shumta në Republikën e Shqipërisë, delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, i kryesuar nga drejtori Ylber Sela, e vizitoi edhe Akademinë e Studimeve Albanologjike. Delegacioni në fjalë u prit nga kryetari i kësaj akademie, Marenglen Verli dhe bashkëpunëtorët e tij. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela e njoftoi nikoqirin lidhur me punën dhe angazhimet që po bën kjo agjenci në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Po ashtu ai theksoi se nevojitet njohje dhe bashkëpunim ndërinstitucional. Kryetari i kësaj akademie Marenglen Verli, theksoi se ndihma e tyre do të jetë e pakursyer në aspektin e hartimit të fjalorëve terminologjik, si dhe premtoi se agjencisë do t’i jepen të gjithë fjalorët në formatin elektronik etj. Po ashtu, ai u zotua se Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe për nevojat e saj do t’i dhurohen nga disa kopje të botimeve të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Tiranë, 15.10.2019 [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="2248,2251,2254,2257"]
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e vizitoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Oct 18, 2019
Gjatë vizitave në Shqipëri, delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i kryesuar nga drejtori Ylber Sela e vizitoi edhe Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ku u prit nga zëvendëskryetari i saj, akademiku Vasil Tole, me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim drejtori Sela e informoi atë për punën që ka bërë dhe që po bën Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, veçmas duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe ndihmës. Akademiku Vasil Tole, tregoi gatishmëri për të bashkëpunuar me këtë institucion, duke ofruar ndihmë shkencore dhe profesionale, për sa i përket hartimit të fjalorëve terminologjikë, si dhe për gjëra të tjera të nevojshme. Me këtë rast ai u zotua se të gjitha botimet e Akademisë së Shkencave do t’i dhurohen Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës. Tiranë, 15.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2233,2236,2239"]
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko priti një delegacion të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës
Oct 18, 2019
Ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, priti në zyrën e tij në Tiranë një delagacion të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, të kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela. Gjatë këtij takimi drejtori Ylber Sela, e informoi ministrin Pandeli Majko lidhur me punën, angazhimet, sfidat dhe projektet që po bën ky institucion. Ministri Pandeli Majko e uroi drejtorin Ylber Sela për detyrën, punën dhe angazhimin që po bën në aspektin e zbatimit të Ligjit të miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili i ka hapur rrugën gjuhës shqipe për të qenë në përdorim zyrtar. Ai po ashtu shprehu gatishmëri për të ndihmuar në situata të nevojshme. Tiranë, 15.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2218,2221,2224"]
Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi Universitetin e Shkodrës
Oct 18, 2019
Më 14 tetor, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e vizitoi një delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela. Delegacioni në fjalë u prit nga rektori i këtij Universiteti, Adem Bekteshi, dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Mimoza Priku, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Artan Haxhi dhe Edlira Bushati. Rektori Bekteshi, duke uruar mirëseardhje, theksoi se “ligji për zyrtarizimin e gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe formimi i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës ka qenë një lajm i mirë edhe për ne në Shqipëri. Prandaj, zgjedhja për ta vizituar Universitetin e Shkodrës dhe për të kërkuar mbështetje prej nesh, na ka gëzuar pa masë,” shtoi ai. Më tej, ai foli për studimet albanologjike në këtë Universitet, bashkëpunimi me qendrat e ndryshme etj. Ai u shpreh i gatshëm për çdo formë bashkëpunimi dhe kontributi për sa i përket gjuhës shqipe, premtoi se ndihma do të jetë e pakursyer, sepse gjuha është detyrë e përbashkët. Propozim tjetër i rektorit ishte që Departamenti i Gjuhës i këtij Universiteti të bëjë një vizitë në Shkup për t’u njoftuar nga afër me institucionin e AZGJ-së. Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, i njoftoi nikoqirët me punën dhe aktivitet e Agjencisë. Ai tha se ky takim kishte vlerë të madhe për ta dhe jo rastësisht është zgjedhur Shkodra për shumë arsye. Qëllimi kryesor është njohja e ndërsjellë, gjetja e bashkëpunëtorëve për projektet tona, për seminare, hartimin e fjalorëve, punëtori të ndryshme etj. Shkodër, 14.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2183,2186,2189,2192,2195,2198,2201,2204"]
Vizitë pune në zyrat e Regjistrit Qendror
Oct 9, 2019
Sot në zyrën e Regjistrit Qendror (RQ) drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Marija Boshkovska-Jankovski, drejtoreshë e RQ-së. Drejtori Sela theksoi se takimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse RQ-ja është një nga institucionet kyçe ku janë të nevojshme përpjekje të konsiderueshme për mundësimin e qasjes së plotë në shërbime për personat fizik dhe juridik në gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim, drejtoresha Boshnjakovska-Jankovski theksoi se RQ-ja po punon drejt azhurnimit të zgjidhjes aplikative softuerike që do të mundësojë qasje për qytetarët dhe subjektet afariste te shërbimet shfrytëzuese në gjuhët zyrtare, si dhe në procedurë është edhe zbatimi i obligimeve të tjera që burojnë nga zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Palët shprehën interes për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe pritshmëri që dialogu konstruktiv ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë të përparojë në të ardhmen. Ky takim është në të mirë të përshpejtimit të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga ana e institucionit të lartpërmendur ku ka ngecje në këtë drejtim. Shkup, 7.10.2019 [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="2142,2145,2148"]
Vizitë pune në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve
Oct 9, 2019
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të punës, realizoi vizitë në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve (DES), ku realizoi takim pune me Jovica Stojanoviq, drejtor i DES-së. Në takim, drejtori Sela me bashkëbiseduesin e tij shkëmbyen qëndrime rreth nivelit të deritanishëm të realizimit të obligimeve që burojnë nga dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, nga ana e DES-së, si edhe në shtëpitë ndëshkuese-korrektuese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Palët u pajtuan se është i nevojshëm dinamizim i realizimit të obligimeve dhe se AZGJ-ja me kapacitetet e saj mbetet e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të DES-së për të gjitha çështjet që burojnë nga zbatimi i zgjidhjes së re ligjore të përdorimit të gjuhëve. Ky takim është në të mirë të përshpejtimit të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga ana e institucionit të lartpërmendur ku ka ngecje në këtë drejtim. Shkup, 7.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2130,2133"]
Takim pune me zëvendësdrejtorin e Shtëpisë Ndëshkuese-Përmirësuese
Oct 7, 2019
Sot në zyrat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) në vizitë pune ishte zëvendësdrejtori i Shtëpisë Ndëshkuese-Përmirësuese, Sadush Arifi, ku në takim me drejtorin e AZGJ-së, Ylber Sela, diskutuan për obligimet që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Me këtë rast, Sadush Arifi e njoftoi drejtorin Sela mbi sfidat dhe pengesat e zbatimit të këtij Ligji në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Bashkëbiseduesit ranë dakord të mbajnë takime të tilla edhe në të ardhmen, të cilat do ta thellojnë bashkëpunimin e të dyja institucioneve, në drejtim të zbatimit të obligimeve që burojnë nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Shkup, 4.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2112,2115"]
Përfaqësues të Agjencisë së Investimeve të Huaja vizituan Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Oct 7, 2019
Përfaqësues të Agjencisë së Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit (AIHPE) realizuan një takim informues me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ). Me këtë rast, Arben Vila, drejtor i AIHPE-së, informoi rreth aktiviteteve që kjo agjenci i ka ndërmarrë për të përmbyllur fazën e parë të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, që përfshin ndryshimin e vulave, logove, uebfaqes dhe tabelave. Ai bëri të ditur se agjencia që e drejton tashmë ka filluar me zbatimin edhe të fazës së dytë të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, që do të thotë se të gjitha aktet dhe dokumentet që dalin nga kjo agjenci përpilohen në dy gjuhë. Nga ana tjetër, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, shprehi mirënjohjen personale dhe të agjencisë në lidhje me ecurinë e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga Agjencia e Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit, duke theksuar se shembullin e kësaj agjencie duhet ta ndjekin edhe institucionet e tjera. Shkup, 4.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2098,2101"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email