Dita Ndërkombëtare e Përkthimit - 30 Shtator

Sep 30, 2022

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit - 30 Shtator

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit - 30 Shtator

e shënuar nga AZGJ-ja me një tjetër konferencë të suksesshme shkencore

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt dita e dytë dhe e fundit e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të cilën e ka organizuar Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së me temën “Çështjet e standardizimit të toponimisë në RMV”, me rastin e 30 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit.

Në fillim mbajtën fjalimet e tyre Liljana Pandeva nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, si dhe Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës.

Në kuadër të ditës së fundit të Konferencës, u mbajt paneli i moderuar nga Remzie Shahini Hoxhaj nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës, në të cilin i paraqitën prezantimet e tyre disa punonjës shkencorë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Republika e Shqipërisë dhe nga Republika e Kosovës.

Ajten Hajdari Qamili nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij" nga Shkupi trajtoi temën "Toponimet me prapashtesat -ci, -vci dhe -ishte në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

Nail Draga, punonjës shkencor nga Mali i Zi mbajti prezantimin e tij me temën “Toponimet, dëshmi e vlerave etnokulturore të çdo mjedisi”.

Meleq Shopi nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani" nga Elbasani, Republika e Shqipërisë pati një prezantim me temën: "Toponimia dygjuhëshe dhe disa probleme në shkrimin e toponimeve në Maqedoninë e Veriut".

Olger Brame nga Universiteti "Fan S. Noli” nga Korça, Republika e Shqipërisë mbajti prezantimin e tij me temën “Etimologjia e toponimeve në zonën e Korçës në Fjalorin Etimologjik të Kolec Topalit”, dhe Albina Pajo nga po i njëjti universitet foli për temën “Struktura fjalëformuese e toponimeve në veprën e Mitrush Kutelit”.

Bahtiar Kryeziu nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës, trajtoi temën “Anamorava sipas emrave të vjetër shqiptarë dhe mitifikimi i tyre”.

Rakela Luniku nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani" nga Elbasani, Republika e Shqipërisë trajtoi temën "Karakteristikat e strukturave leksiko-gramatikore dhe fjalëformimi i toponimeve në Maqedoninë e Veriut".

Manjola Zaçellari nga Universiteti "Aleksandër Moisiu" nga Durrësi, Republika e Shqipërisë dhe Lirim Shabani nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, iu drejtuan të pranishmëve me prezantimet e tyre me temën "Problemet në emërtimin e rrugëve në shqip dhe standardizimi i tyre në Maqedoninë e Veriut".

Fjalim të shkurtër para të pranishmëve mbajti edhe Begzad Baliu nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës, për çështjet që kanë të bëjnë me standardizimin e toponimeve.

Pas përfundimit të panelit, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, e mbylli konferencën duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në mbajtjen me sukses të konferencës, duke siguruar se tubime të tilla shkencore janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse i referohen çështjeve të rëndësishme që janë lëndë debati në komunitetin shkencor, si dhe që Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së do të vazhdojë të organizojë ngjarje të ngjashme në të ardhmen për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit.

You might also like

News

Në AZGj u mbajt konferenca shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”

Në AZGj u mbajt konferenca shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”Për të shënuar Ditën e Alfabetit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj), në bashkëpunim me Universietin “Nënë Tereza” (UNT), organizoi konferencën shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”.Në lidhje me rëndësinë e kësaj date folën drejtori i AZGj-së, Granit Osmani, zëvendësministri i Arsimit dhe i Shkencës, Driton Sulejmani dhe prorektori për arsim dhe çështje studentore në UNT, Fati Iseni.Në pjesën shkencore u prezantuan tema të rëndësishme për Kongresin e Manastirit. Ajtene Qamili dhe Salajdin Saliu ofruan të dhëna rreth vështirësive me të cilat është përballur procesi i përzgjedhjes dhe më pas, edhe i zbatimit të vendimeve të marra në këtë kongres. Studiuesi Avni Avdiu diskutoi për sfidat në vazhdimësi të përdorimit të alfabetit të gjuhës shqipe.Studiuesja Manjola Zaçellari, ligjëruese në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Mojsiu” prezantoi disa dokumente arkivore të periudhës së Perandorisë Austro-Hungareze, dokumente të cilat janë të panjohura dhe të pastudiuara deri më sot, në të cilat paraqitet interesimi dhe kontributi i perandorisë për organizimin e Kongresit të Manastirit. Zaçellari ka hulumtuar arkivat e Austrisë të dekadës së parë të shekullit të kaluar.Ndërsa Lirim Shala prezantoi temën e transliterimit gjatë regjistrimit dhe të përgatitjes së dokumenteve të identifikimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast shfaqen probleme me emrat dhe mbiemrat e qytetarëve gjatë këtij procesi.

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk